Amerika teston gjetjet “kimike”

diel
13:58:04
prill
27 2003

Amerika teston gjetjet “kimike”

View 179.5K

word 330 read time 1 minute, 39 Seconds

Shtetet e Bashkuara po testojnë disa materiale të gjetura në Irak, të cilat mund të jenë përdorur për prodhimin e armëve kimike.

Zyrtarë të Pentagonit thanë se nxjerrja e rezultatetve të testimit do të kërkojë disa ditë.

Por ata nuk pranuan të tregojnë se kur dhe ku u gjetën materialet.

Megjithatë një stacion televiziv njoftoi se materialet e dyshimta u gjetën të premten në Baixhi, rreth 210 km në veriperëndim të Bagdadit.

Njoftimi i Pentagonit koincidoi me atë të punonjësve të një spitali në Bagdad se të paktën 12 persona humbën jetën nga shpërthimi në një depo municioni në të dalë të Bagdadit.

Stacioni televiziv amerikan ABC njoftoi se specialistë amerikanë të armëve kimike kanë bërë testimin e një laboratori të dyshimtë armësh.

Testet fillestare treguan praninë e një agjenti nervor, por Pentagoni u tregua i kujdesshëm në komente.

Materialet ndërkohë janë dërguar në Shtetet e Bashkuara për testime të tjera. testimet në Irak mund të dalin gabimisht pozitive sepse kimikate të ngashme atje përdoren për pesticidet.

Të paktën dy gjetje të mëhershme të armëve të dyshuara si kimike provuan të parrezikshme.

Por 12 fuçitë e gjetura në Baixhi, ishin afër disa raketave dhe maskave të gazit dhe prandaj ngjallën më shumë dyshim.

Në një zhvillim tjetër, gazeta britanike Daily Telegraph tha se ka gjetur dokumente që lidhin Sadam Huseinin me Osama Bin Ladenin.

Gazeta shkroi se në i dërguar i posaçëm i Osama Bin ladenit, udhëtoi në Bagdad me ftesë të Sadam Huseinit në vitin 1998 "për të vendosur marrëdhënie të bazuar në urrejtjen e përbashkët ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite".

Ndërkaq, gazeta tjetër britanike, Sunday Times shkroi se Franca ka informuar rregullisht zyrtarët irakjanë rreth marrëdhënieve të saj me SHBA-në deri në fund të vitit 2001.

Source by BBC_UK


LSNN is an independent publisher that relies on reader support. We disclose the reality of the facts, after careful observations of the contents rigorously taken from direct sources. LSNN is the longest-lived portal in the world, thanks to the commitment we dedicate to the promotion of authors and the value given to important topics such as ideas, human rights, art, creativity, the environment, entertainment, Welfare, Minori, on the side of freedom of expression in the world «make us a team» and we want you to know that you are precious!

Dissemination* is the key to our success, and we've been doing it well since 1999. Transparent communication and targeted action have been the pillars of our success. Effective communication, action aimed at exclusive promotion, has made artists, ideas and important projects take off. Our commitment to maintain LSNN is enormous and your contribution is crucial, to continue growing together as a true team. Exclusive and valuable contents are our daily bread. Let us know you are with us! This is the wallet to contribute.

*Dissemination is the process of making scientific and technical information accessible to a non-specialist public. This can come through various forms, such as books, articles, lectures, television programs and science shows.


Similar Articles / Amerika ...mike”
from:
by:
01 gen 1970
from: ladysilvia
by: BBC_UK