Sulm me bombë në aeroport

Në aeroport janë shtuar masat e sigurisë

Të paktën 11 vetë janë plagosur gjatë një shpërthimi në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakarta.

Policia tha se shpërthimi, që ndodhi në një restorant, ndoshta ishte shkaktuar nga një bombë me fuqi të vogël.

Ende nuk dihet s ekush e ka kryer sulmin në aeroport, i cili pasoi një sulm tjetër të para disa ditëve afër ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Xhakarta.

Gazetarët thonë se policia po spekulon se incidentet mund të jenë të lidhura me arrestimin javën e kaluar të 18 perosnave që dyshohen se janë anëtarë të grupit militant islamik, Xhemah Islamija.

Pas sulmit, në aeroport janë shtuar masat e sigurisë, por ai vazhdon të jetë i hapur.